Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora nuk e ka lënë pa përmendur Kosovën edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia të Italisë.

 

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve DVF të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg, ajo ka thënë se në Prishtinë ka realizuar disa herë ëndrrën e saj.

“Si ambasadore e UNICEF-it inspirimi i fëmijëve të cilët janë e ardhmja jonë ka qenë ëndërr e imja. Kam qenë disa herë në shtëpinë time në Prishtinë, për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Specifikisht kjo është ajo që dua personalisht, t’i vendos në një hapësirë kreative. Këtë jam duke e bërë qe 10 vjet”, ka thënë Rita Ora. / M.P. / RTKlive