Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Kolly: Zvicra është partner strategjik i Kosovës
29 Shtator, 2023

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin Kolly: Zvicra është partner strategjik i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm.

Zvicra, sipas Presidentes Osmani është një parter strategjik i Kosovës dhe se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë edhe më miqësore, shkaku i numrit të madh të kosovarëve që jetojnë atje.

Duke falënderuar shteti zviceran për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës, Presidentja Osmani e ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit nga Serbia kundër Kosovës.

Ajo ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përsëritjes së akteve të tilla.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE