Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Florim Useini, takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi
22 Shkurt, 2024

Florim Useini, takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi

„Gjithashtu, përmes disa fjalëve e njoftova edhe për mbështetjen e madhe, që po na jep ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bern, z. Rexhep Demiri. Morëm mbështetje të madhe dhe neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë të bashkuar drejt qëllimeve të mira për të ardhmen tonë në shtetin mik të kombit tonë në Zvicër, ku i kemi dyert e hapura dhe mbështetje“, na tha ndër të tjera, z. Useini.

Pas suksesit të konferencës së parë shkencore të datës 17 shkurt që u mbajt në Luzern të Zvicrës me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku morën pjesë shumë studiues, diplomatë, afarist dhe veprimtarë nga e gjithë evropa, organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, kryetari i këtij rrjeti, z.Florim Useini iu drejtua Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për tu takuar me personalitete andej dhe për të marrur mbështetje për rrjetin dhe për projektet e parapara për komunitetin tonë në Zvicër.
Siç na njoftoi z. Useini, takimi ishte miqësor dhe shumë produktiv. Z. Useini ndër të tjera tha na tha: „ E informova për ecurinë e rrjetit dhe për konferencën e mbajtur ditë më parë. Mi propozoi odat ekonomike dhe tha se patjetër na duhet të bashkëpunojmë dhe të forcohen urat lidhëse dhe të jemi në komunikim të rregulllt. Keni mbështetjen tonë.
Gjithashtu e njoftova edhe për projektet tona, që i kemi dhe kryeministri na përgëzoi për punën dhe projektet tona serioze. Ishte takim miqësor dhe e falënderova në emrin tim dhe të rrjetit, për kohën që ndajti për të bashkëbiseduar.
Gjithashtu, përmes disa fjalëve e njoftova edhe për mbështetjen e madhe, që po na jep ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bern, z. Rexhep Demiri.
Morëm mbështetje të madhe dhe neve na mbetet të vazhdojmë të punojmë të bashkuar drejt qëllimeve të mira për të ardhmen tonë në shtetin mik të kombit tonë në Zvicër, ku i kemi dyert e hapura dhe mbështetje“. Z. Florim Useini pritet, që edhe gjatë disa ditëve të tjera sa do të qëndroj të ketë disa takime të tjera në atdhe. Mbështetja nga atdheu është e mirëpritur dhe e meritojmë ne si diasporë na tha ndër të tjera, z. Useini, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore./ Dashnim Hebibi

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE