Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Deputeti gjerman viziton OEGJK-në, flasin për shkëmbimin tregtar mes Kosovës dhe Gjermanisë
10 Shkurt, 2024

Deputeti gjerman viziton OEGJK-në, flasin për shkëmbimin tregtar mes Kosovës dhe Gjermanisë

Një delegacion gjerman, i prirë nga deputeti dhe njëherësh zëdhënësi nga radhët e partisë FDP, Thomas Hacker dhe drejtori Drejtori i Friedrich-Naumann-Stiftung, Markus Kaiser, kanë qëndruar për vizitë në Odën Ekonomike gjermano-kosovare.

Ky delegacion u prit nga drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani dhe Besarta Hyseni.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, në takim është diskutuar për mbajtjen e edicionit të dytë të Forumit Ekonomik gjermano-kosovar.

“Përgjatë takimit, znj. Hasani e informoi deputetin Hacker mbi zhvillimet e fundit ekonomike, shkëmbimin tragtar mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe mbi investimet gjermane që po bëhen në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Një nga temat kryesore të diskutimit ishte edhe Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar, ku pas edicionit të parë që ishte shumë i suksesshëm, këtë vit në muajin tetor do të mbahet edicioni i dytë i Forumit Ekonomik”.

“Edicioni i parë i Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar ka pasur një ndikim mjaftë pozitiv dhe ka zgjuar kureshtjen e kompanive gjermane për investim në tregun kosovar, ku edhe nga z. Hacker është parë si një mundësi për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ekonomike mes dy vendeve”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE