Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 “Kosovë, ne të dalim zot”, logoja zyrtare për 16-vjetorin e pavarësisë
11 Shkurt, 2024

“Kosovë, ne të dalim zot”, logoja zyrtare për 16-vjetorin e pavarësisë

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon zyrtare të 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për nder të 16-vjetorit, janë planifikuar aktivitete të shumta, duke nisur nga mbledhja festive e ekzekutivit, homazhe tek personalitetet e rëndësishme si komandanti legjendar Adem Jashari, presidenti historik, Ibrahim Rugova, veprimtari Adem Demaçi.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës, të cilët për vite me radhë vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombetare në Kosovë.

Nga 13 qershorit i vitit 1999, kur forcat serbe u detyruan të largoheshin Kosova u administrua nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara – UNMIK dhe Institucionet Vetëqeverisëse të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria.

Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 12 44 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Në nëntor të vitit 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar të Kosovës. Pas konsultimeve gjithëpërfshirëse, më 2 shkurt të vitit 2007 i dërguari special ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur.

Pasi u mbajtën disa raunde bisedimesh, Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt të vitit 2008.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE