Sikurse njihet për misionin e saj humanitar e bamirës, edhe shitja e këtyre pikturave e skulpturave do të shkojë tek një kategori e veçantë e shoqërisë.

“Janë disa artistë që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë. Janë 32 vepra, ka skulptura dhe piktura. Prej shitjes së tyre një pjesë e fondit do të shkojë për gratë e marzhinalizuara. Besoj që duhet bërë diçka që na e ka lënë trashëgimi Nënë Tereza për me arrit t’i ndihmojmë ata që kanë më shumë nevojë”, tha për RTK-në, Elona Ndrecaj, organizatore e kësaj ekspozite.

Ndërkaq, Emanuela Ndecaj, kuratore e ekspozitës duke treguar pikturën e Esat Vallës, tha se ajo është një portret që tregon humanizmin në dy forma, në mënyrë se si e shohim varfërinë dhe se si në zgjedhim të jemi të lumtur kudo që jemi.

Edhe kjo ekspozitë ishte në kuadër të aktiviteteve për ditët e Nënës Terezë. / Qëndresa Duraku | RTK