Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Emigrimi i të rinjve shqiptarë ka krijuar probleme në tregun e punës
3 Shkurt, 2024

Emigrimi i të rinjve shqiptarë ka krijuar probleme në tregun e punës

Largimi i të rinjve nga Shqipëria nuk është vetëm një problem social dhe ekonomik.

Një analizë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që funksionin nën nismën e Berlinit thotë se ikja e të rinjve po ndikon negativisht në cilësinë e demokracisë në vend.

Ekspertët  kanë vënë në dukje se emigrimi i të rinjve prej vitesh ka krijuar probleme në tregun e punës, por tashmë ky fenomen po implikon erozionin e demokracisë dhe proceseve demokratike në vend.

Studimi llogarit se, popullsia e të rinjve në Shqipëri (14-29 vjeç) është ulur me 2.5% në katër vitet e fundit.

Anketat mbi emigrimin potencial kanë zbuluar se 71% e të rinjve po mendojnë për emigracionin në planet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme, raporton AP.

Në vitin 2022, rreth 46 mijë e 460 shqiptarë emigruan, duke shënuar një rritje prej 10.5% krahasuar me vitin 2021. Shumica e tyre, rreth 36 mijë, ishin individë të rinj.

Aspektet ekonomike dhe sociale po kontribuojnë në këtë prirje. Emigrimi i të rinjve nxitet nga shqetësimet në lidhje me cilësinë e jetës, standardin e arsimit dhe mungesën e mundësive të punësimit.

Sipas të dhënave të INSTAT nga viti 2011 deri në vitin 2022 kanë emigruar nga vendi mbi 512 mijë persona, ku rreth 70 për qind e tyre ishin të rinj.

Pedagogia e politikave sociale, Merita Xhumari, tregon për Albanian Post se faktori kryesor në emigracionin e shqiptarëve është mundësia për të punuar jashtë vendit.

“Të dhënat tregojnë se dominojnë emigrantët në moshat më aktive 20-50 vjeç, të cilët janë nga kategoritë më të ndjeshme ndaj dinamikave të tregut të punës”.

Sipas pedagoges problemi qëndron edhe te politika e sigurimit në rast papunësie.

“Ka filluar te aplikohet nga vitit 1994, por ajo ka mbetur ne kuadrin e politikave pasive, prandaj ka nevoje te zgjerojë fushën e aplikimit, jo vetëm për të punësuarit, por edhe për të vetëpunësuarit që dominojnë strukturën e tregut të punë”.

Ndërsa, për sa i përket emigrimit të të rinjve, Xhumari thotë se “joshen” nga BE.

“Sot ka një pjesë të madhe të të rinjve që emigrojnë se kërkojnë shance më të mira jashtë vendit, në kushtet e lirisë së lëvizjes, zgjedhjes së profesionit, të edukimit dhe kualifikimit”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE