Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Hapen korridoret ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë
24 Janar, 2024

Hapen korridoret ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë zytare pas hapjes së korridoreve ajrore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, që zvogëlojnë kohën e udhëtimit për 8-12 minuta. 

Nga kryeministri Kurti ky zhvillim u cilësua hap progresi, efikasiteti dhe përgjegjësie ndaj mjedisi, derisa në veçanti falënderoi të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që luajtën një rol kyç në lehtësimin e hapjes së këtyre korridoreve ajrore. 

“Duke shkurtuar trajektoren e fluturimeve për dhe nga Kosova, koha e udhëtimit ulët për 8 – 12 minuta. Reduktimi i kohës së fluturimit përkthehet në ulje të konsiderueshme të konsumit të karburantit, duke minimizuar kështu emetimin e dioksidit të karbonit”, u deklarua ai. Kjo është në përputhje me angazhimin tonë për qëndrueshmërinë mjedisore dhe me luftën globale kundër ndryshimeve klimatike.

Me korridoret e reja ajrore, krahas përfitimeve mjedisore dhe infrastrukturore, përfitues janë edhe mërgata jonë me rritjen e mundësive për çmime më të përballueshme të biletave dhe për destinacione të reja për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

Në këtë drejtim, kryeministri përmendi investimin thelbësor të Qeverisë së Republikës së Kosovës me 34 milionë euro, projektin zgjatja e pistës që përfshin ngritjen e sistemit instrumental të aterimit dhe sistemeve të radiokomunikimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Nga ky investim fluturimet për Prishtinë mund të aterojnë edhe në kushtet të cilat janë me dukshmëri më të ulët, dhe duke qenë që Aeroporti i Prishtinës shërben edhe si aeroport alternativ për aeroportet e rajonit në rastet kur ato e kanë të pamundur që të operojnë në kushtet e dukshmërisë së zvogëluar, rrjedhimisht kjo ndikon edhe në rritjen e numrit të udhëtarëve tek ne.

Ai gjithashtu falënderoi të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që luajtën një rol kyç në lehtësimin e hapjes së këtyre korridoreve ajrore, duke shtuar se ky bashkëpunim na ka sjellë më afër normalizimit të plotë të hapësirës së poshtme ajrore të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se po e mbajmë këtë aktivitete që shënon hapjen e një koridori të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e cili ka ndikime të shumëfishta pozitive sa për qytetarët të cilëve ua kursen kohën dhe buxhetin, ashtu edhe për mjedisin që e ndajmë të gjithë.  

Në ambientet e AShNA-së, në këtë ceremoni përveç kryeministrit Kurti dhe ministrit Aliu të pranishëm ishin edhe ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ambasadori i Austrisë, George Schnetzer, drejtori i Agjencisë së Shërbimeve të Aviacionit Ajror, Samir Bllacaku, zëvendësministri i MMPHI-së, Hysen Durmishi dhe zëvendësambasadorë të shteteve partnere ndërkombëtare.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE