Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Futbollisti i St.Gallenit, Betim Fazliji e humb sezonin
24 Nëntor, 2023

Futbollisti i St.Gallenit, Betim Fazliji e humb sezonin

Futbollisti i Kosovës, Betim Fazliji, e ka humbur edicionin aktual.

Ai është lënduar rëndë në gju, dhe do të mbetet jashtë fushës së gjelbër për pjesën e mbetur të edicionit.

Lajmi është bërë i ditur të enjten në mbrëmje nga skuadra e St. Gallenit zviceran.

”Betim Fazliji e ka lënduar seriozisht gjurin në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit. I urojmë Betimit shërim të shpejtë nga thellësia e zemrës”, ka shkruar St. Galleni të enjten.

Fazliji i mungoi Kosovës në ndeshjet kualifikuese të Evropianit në këtë muaj.

24-vjeçari ka zhvilluar 14 ndeshje gjithsej në këtë edicion dhe ka shënuar një gol e një asistim në të gjitha garat.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE