Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Komedia “2 Gisht Mjaltë 2” prej 14 Shkurt-it edhe në kinematë e Zvicrës
9 Mars, 2024

Komedia “2 Gisht Mjaltë 2” prej 14 Shkurt-it edhe në kinematë e Zvicrës

Nga 14 marsi 2024 edhe në Zvicër do të shfaqet filmi “Dy gisht mjaltë II”, me këngëtaren e suksesshme Elvana Gjata dhe komedianin e talentuar Ermal Mamaqi-n.

Premierat e filmit në kinematë Zvicerane:

Me 14 Mars në Uzwil, Kino City

https://kino-city.ch/html/special_event.html

 Me 14 Mars në Spreitenbach, Pathé (20:00h)

 Me 15 Mars në Dietlikon, Pathé (20:00h)

Me 17 mars në Cinema Riffraff, Zürich (13:00h)

 dhe me 17 Mars në Basel (15:00h)

Kësaj radhe, aventurat e çiftit vazhdojnë jetën pas martesës. Ata nisen për pushime familjare në Turqi por ngatërrojnë biletat e avionit dhe përfundojnë në aeroportin e gabuar edhe ate në Zvicër.

Keqkuptimet dhe mrekullitë komike të kësaj aventure nuk do të ndalen asnjeherë pavarësisht batutave dhe humorit, filmi i gjithi është një homazh për dashurinë, dhe një mundësi për të treguar nëpërmjet të qeshurave se si çiftet përballen me sfidat.

Ata që e kanë shikuar pjesen e parë të Komedisë “2 Gisht Mjaltë I” e që e dijnë edhe historinë e Ervinit dhe Emas, mund të themi se edhe në pjesen e dytë gjatë gjithë filmit do t’ju përcjellin shumë të qeshura.

Shikoni Trailer

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE