Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Legjenda e Leverkusenit: Prania e Xhakës në fushë është impresive  
10 Shkurt, 2024

Legjenda e Leverkusenit: Prania e Xhakës në fushë është impresive  

Legjenda e Bayer Leverkusenit, Jens Nowotny, ka vlerësuar lart kontributin e Granit Xhakës për këtë skuadër. Bayeri po lufton për titull në Bundesligë, ndërsa Xhaka është bartës i lojës.

Ish-mbrojtësi Nowotny ka luajtur për Leverkusenin nga viti 1996 deri në vitin 2006. Ai i ka 48 paraqitje për Gjermaninë.

Nowotny e vlerëson lojën në mbrojtje të Leverkusenit si vepër arti, ndërsa thotë se Xhaka kontribuon në këtë.

“Prania e tij në fushë është impresive. Vetëbesimi i tij inspiron ekipin. Xhaka e udhëheq ekipin gjatë lojës. Nuk është lojtari më spektakolar me pasimet e tij të thjeshta, por ka ndjenjë speciale për lojë dhe shpesh e di se çka i duhet ekipit dhe kur. E përçon besimin që ka edhe te tifozët. Trajneri Alonso e di se çka ka te Xhaka. Trajneri i jep shefit të tij në fushë lirinë që i duhet për t’u zhvilluar”, ka thënë Nowotny për “Blick”.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE