Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Wolvesi interesohen për Brojën
17 Janar, 2024

Wolvesi interesohen për Brojën

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja mund të largohet nga skuadra e Chelseat këtë muaj, por jo edhe nga kampionati anglez. “The Guardian” ka raportuar të mërkurën se Broja sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet skuadrës së Wolverhamptonit.

Wolvesi i ka bërë Chelseat ofertë zyrtare për huazimin e Brojës me detyrim të blerjes së tij në verë.

Te Chelsea janë të gatshëm për një lëvizje të tillë, pasi nuk janë të sigurt për ta mbajtur Brojën në ekip deri në fund të edicionit.

Në 17 ndeshje të luajtura këtë edicion, Broja ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha garat. 22-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 20 milionë euro. Krahas Wolvesit, interesim më herët për Brojën kanë shfaqur edhe West Ham Unitedi e Fulhami.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE