Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e Tupacut
29 Shtator, 2023

Arrestohet një i dyshuar në lidhje me vrasjen e Tupacut

Policia e Las Vegasit të premten ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e reperit ikonik Tupac Shakur gati tre dekada më parë, shkruan AP.

Legjenda e hip-hopit u qëllua katër herë në Las Vegas në vitin 1996. Vrasja e tij ka mbetur ende mister.

Shakur, një nga reperët më të njohur të hip-hopit, ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq.

Ai vdiq më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua me katër plumba në veturën e tij teksa priste në semafor të kuq.

Vdekja e reperit, një nga më të vlerësuarit në hip-hop, ka frymëzuar disa dokumentarë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE