Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Begajt në OKB u kërkon krerëve të tre shteteve ta njohin Kosovën
22 Shtator, 2023

Begajt në OKB u kërkon krerëve të tre shteteve ta njohin Kosovën

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Barjam Begaj në kuadër të vizitës së tij në New York u takua me Presidentin e Kenias, Botsvanës dhe Sudanit të Jugut, të cilëve u kërkoi njohjen e Republikës së Kosovës.

Ai po i zhvillon takimet në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Debatit të Përgjithshëm të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Fillimisht, kreu i shtetit shqiptar u takua me Presidentin e Republikës së Kenias, William Samoei Ruto. Gjatë takimit, presidentët nënvizuan se shkëmbimi i vizitave të nivelit politik, do t’i japë një shtysë zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kenias, veçanërisht në kuadër edhe të organizatave ndërkombëtare.

Begaj u ndal më tej te zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj i kërkoi Presidentit Ruto njohjen e Republikës së Kosovës, të cilën e cilësoi një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor. Të njëjtën kërkesë Presidenti Begaj i ripërsëriti dhe Presidentit të Botsvanës, Mokgweetsi Masisi.

Të dy presidentët inkurajuan identifikimin e mundësive për bashkëpunim, veçanërisht në ekonomi, apo edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Sipas Presidentit Begaj, ky takim është një mundësi për t’i dhënë një tjetër dinamikë marrëdhënieve ndërshtetërore.

Presidenti Begaj u takua gjithashtu me Presidentin e Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardit.

Në takim të dy presidentët vlerësuan vendosjen e kontakteve direkte mes dy shteteve. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria mbështet aspiratat e popullit të Sudanit të Jugut për ndërtimin e një shteti të begatë.

Presidenti Begaj u ndal  veçanërisht tek Republika e Kosovës, duke kërkuar njohjen e saj nga ana e Sudanit të Jugut. Sipas Kreut të Shtetit, Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ndaj duhet mbështetur që të vazhdojë të luajë të njëjtin rol edhe në vijim.

Të dy presidentët diskutuan edhe për nevojën e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE