Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 “Virusi nuk fle”, Shefi i Moderna-s, Dan Staner pret rritje të infektuarve me COVID-19 në Zvicër gjatë dimrit
13 Shtator, 2023

“Virusi nuk fle”, Shefi i Moderna-s, Dan Staner pret rritje të infektuarve me COVID-19 në Zvicër gjatë dimrit

Shefi zviceran i Moderna-s, Dan Staner, ka kërkuar që të vaksinohen qytetarët, sidomos ata që janë mbi 65 vjeç për ta shmangur një valë të re të infektimeve me COVID-19 gjatë stinës së dimrit, shkruan Blick.ch.

Vetë Staner u vaksinua në fund në nëntor të vitit 2022, derisa ai dëshiron të vaksinohet prapë në tetor.

“Tani e bëj një herë në vit, siç bëj me vaksinimin e gripit”, thotë Staner.

Po ashtu ai thekson se ka gjithmonë një maskë higjienike me vete – por ai vendos nëse do ta mbajë atë në varësi të situatës.

“Dimri po afron. Kjo do të thotë se numri i infeksioneve ka të ngjarë të rritet përsëri. Në dimër, njerëzit kalojnë më shumë kohë brenda në dhoma të mbyllura, ku Korona mund të përhapet. Virusi nuk fle”, thotë Staner.

Ai nuk pret që shtrimet në spital për shkak të COVID në Zvicër të rriten përsëri në mënyrë drastike.

“Në vende të tjera, ky numër tashmë po rritet përsëri, por Zvicra ka marrë të gjitha masat e nevojshme”, tha shefi i Modernës.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE