Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
11 Mars, 2024

ECJA DREJT OPTIMIZMIT

Migjen Kajtazi

Vazhdojmë rrugën në drejtim të Kosovës dhe në Rrugën e Kombit shoh shumë konvoje me ndihma nga Kosova përregjionet e prekura nga tërmeti e me plot zë pohoj që kjo rrugëme meritë mban emrin e vet

Të shtunën, më 29 nëntor 2019, mora rrugë me veturë drejt Barit të Italisë, e destinacion Durrësin dhe pastaj Kosovën. Ky udhëtim me makinë e e traget nuk do ndodhte po të mos ishte shoku im Arben Mustafa që gjatë gjithë kohës e drejtoi pa lodhje makinën.

Të marrësh udhë të gjatë e ka lezetin e vet, sidomos kur ke bashkudhëtar një shok të pandarë prej 21 vjetësh. Bisedat mbi tema të ndryshme nuk kanë të ndalur edhe atëherë kur më marrin përpara pamjet që na paraqiten në dy anët e rrugës përnë Bari të Italisë.

Shikoj me ëndje qindra hektarë të mbjellë me ullinj, vreshta të shumta, e shumë toka të punuara me ëndje. E për t’u bindur që Italia ka fuqinë e saj, shoh që nëkëto plantacione të shumta ka ndërhyrë dora e njeriut për ti shtuar edhe më shumë vlerën tokës së tyre. Panelet diellore janë të pranishme gjithandej, po ashtu edhemullinjtë e erës për të prodhuar energji janë të shumtë.

Nuk mundemi ti ikim bisedës për tërmetin në Shqipëri. Arbeni është specialist i informatikës dhe me një post tërëndësishëm në Cyrih, e sidomos me një kulturë të përgjithshme u përgjigjet pa u lodhur pyetjeve të mia. Ndalem në interpretimin për tërmetet dhe duke ditur që Arbeni ka një diapazon të gjerë edhe për çështjet fetare, mundohem të marr opinionin e tij lidhur me tërmetet në këndvështrimin fetar. Arbeni më thotë që është rrezik të flitet jashtë kontekstit kur bëhet fjalë për tërmetet. Insistoj që së paku të më japëmendimin e tij sidomos për guximin që marrin njerëzit duke thënë që tërmetet janë rezultat i përgjigjes së Zotit. Arbeni më thotë se ne si qenie njerëzore jemi përgjegjës të zgjedhjevetona, të aksioneve tona por ne nuk mundemi të dimë se si do të zhvillohen gjërat. Askush nuk zgjedh të jetë i traumatizuar dhenë këtë kuptim, askush nuk e meriton të ketë ndjenjën e përgjegjësisë.

Përgjigjja e Arbenit më bën të mendoj që përgjegjësia për shumë fusha i takon njeriut. E fatkeqësisht edhe te tërmet e për shkak të mos mbarimit të punëve lidhur me cilësinë e ndërtimeve. Kuptohet që në rastin e tërmeteve është shumë vështirë të flitet e të mos të mendohet për viktimat e shumta që na bëjnë të bashkë ndjejmë dhimbjen.

Vazhdoj bisedën me Arbenin dhe i them: po rezultati i PISA a nuk shikohet si tërmet në formën e vet? Po viktimat e shumta të aksidenteve të trafikut nuk shikohen si tërmete në vetvete? Po mos zhvillimi ekonomik, nuk është tërmet? Se ky mos zhvillim ekonomik po sjellë largimin e të rinjve nga vendi. Po mos angazhimi për mbrojtën e tokës shqiptare a nuk është termet në vete? Po ndotja e madhe e lumenjve dhe ajrit në qytetet shqiptare a nuk është termet në vetvete?

Për të gjitha këto pyetje, kemi përgjigje të përbashkët që tërmeti natyror do të ishte e do të jetë shumë më i lehtë kur do të kemi kuadro që do të dalin nga shkollat shqiptare me përgatitje të mirëfilltë. Në librin e Sun Tzu mbi «Artin e luftës», të botuar para qindra viteve ndër tjera thuhet që shkatërrimii shkollës të kundërshtarit është hapi i parë i fillimit të sundimit.

Mbërrijmë në tragetin në Bari në ora 22h e në numrin e madh të udhëtarëve për Durrës shoh praninë e madhe të zjarrfikësvedhe vullnetarëve italianë që kanë marrë drejtimin në zonat e prekura nga tërmeti. Kur shoh gjithë këtë numër të madh tëvullnetarëve italianë nuk mundem te mos e kujtoj Shqipërinë e viteve 1997 kur italianët me aksionin «Alba» ndihmuan Shqipërinë të ngrihet në këmbët e veta pas shumë muajve të trazirave.

Mbërrijmë në portin e Durrësit në mëngjesin e 30 nëntorit e drejtohemi në lagjen e plazhit, ku, në dukje të parë nuk vëreheshin shkatërrimet e shumta. Dalim nga makina dhe sapo fillojmë të ecim shohim ndërtesa të goditura nga tërmeti, hotele të rrëzuar e në këtë skenë të trishtuar  shoh njerëzit qëmundohen të ecin e të mos rrëzohen. Kam përshtypje që hapate tyre janë më të shpejtë sikur dëshirojnë që të fshijnë gjurmëte tërmetit!

Më ndodh shpesh të them që optimisti është pesimist me përvojë e optimizmi im rrjedhë nga përvoja që kam pasur pas luftës në Kosovë ku gjatë punës që isha duke e ushtruar nëQendrën kantonale për ndihmë për kthim kisha realizuar njëvizitë në rajonet e Pejës, të Drenicës dhe të Prishtinës për tëpasur një ide më të qartë lidhur me kushtet e kthimit tërefugjatëve nga Kosova të strehuar nga lufta në kantoninVaud. Dhe edhe pse fshatra të tëra ishin në gërmadha, ishte njërealitet pa frikën e forcave serbe!

Vazhdojmë rrugën në drejtim të Kosovës dhe në rrugën e kombit shoh shumë konvoje me ndihma nga Kosova përregjionet e prekura nga tërmeti e me plot zë pohoj që kjo rrugëme meritë mban emrin e vet. Ushtria e Kosovës kurrë nuk do arrinte suksesin e saj për ofrimin e ndihmës për popullatën e prekur nga tërmeti sikur të mos ekzistonte kjo rrugë. E fëmijëte lindur nga familjet shqiptare të Shqipërisë nuk do tëmundeshin të strehoheshin e të lindeshin në spitalet e Kosovës.

I nxitur nga dëshira për të mundur mortin ashtu vetvetiu mu dha të kontaktoja shokët e studimeve në Shqipëri. Kam fatin të takoj doktorët : Bujar Berisha, Murat Berisha, Isak Susuri e Burhan Hadri, të gjithë të diplomuar në Universitetin e Tiranësnë Mjekësi e që tani me sukses zotërojnë profesionin mëfisnik. Të gjithë shfaqin shqetësimin e tyre të madh përtërmetin në Shqipëri dhe tërmetet tjera shoqërore.

Eci në mbrëmje në sheshin e Prishtinës, në Bulevardin Nënë Tereza, eci vetëm po me praninë e madhe të rinisë e cila i gëzohet stolisjes së bukur të Prishtinës. Hapat e mi nuk ndalen e me vete marr ndjenjën e shpresës.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE