Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 Ajdini shënon gol në Superligën e Zvicrës për skuadrën e tij Lausanne Ouchy
4 Shkurt, 2024

Ajdini shënon gol në Superligën e Zvicrës për skuadrën e tij Lausanne Ouchy

Reprezentuesi i Kosovës, Alban Ajdini ka shënuar të dielën gol në Superligën e Zvicrës. Por goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës Lausanne Ouchy që pësoi 3:1 nga Servette. Ndeshja i takoi xhiros së 22-të të kampionatit zviceran.

Ajdini shënoi në minutën e 64-t për rezultatin përfundimtar, 3:1.

Ai ka katër gola e dy asistime këtë edicion. Lavdrim Hajrullahu, Mërgim Qarri dhe Ajdini startuan te Lausanne Ouchy. Luajti edhe Liridon Mulaj.

Skuadra e shumë shqiptarëve është e fundit në tabelë dhe po rrëshqet drejt kategorisë së dytë.

Te tjera

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE