Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme
 QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores së BQK-për dinarin
28 Janar, 2024

QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores së BQK-për dinarin

Vendet e QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët lidhur me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket operacioneve me para të gatshme dhe pranimin e Euros si të vetmen valutë për pagesa brenda Republikës së Kosovës.

Në deklaratë thuhet se ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara theksojnë se kjo rregullore që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti, ngre shqetësime lidhur me ndikimin në komunitetet me shumicë serbe.

“Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores në veçanti në shkollat dhe spitalet, për të cilat asnjë proces alternativ nuk duket i zbatueshëm për momentin. Rregullorja gjithashtu do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të shumicës dërrmuese të serbëve të Kosovës që marrin pagesa/ndihma financiare nga Serbia. Pas një shkëmbimi për këtë çështje me Kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”, thuhet në njoftim.

Sipas QUINT-it kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Te tjera

 VATRA në Albanifest
19 Prill, 2024
VATRA në Albanifest
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE