Një festival që lidh krijuesit e rinj me publikun dhe u jep zë zërave të rinj për të treguar historitë e tyre.
Me një përzgjedhje shumë ngjyrëshe filmash, ky edicion synon të ketë një ndikim të qëndrueshëm në artin dhe kulturën në Zvicër e dhe më gjerë.
Tashmë jemi futur në javën vendintare dhe nga e enjta e kësaj jave do hapet perdja dhe do fillojë nata e parë e \”Tre Net Film Fest\”.
Keshtu thot Dani i cili eshte plot shpresë që ky edicion do tejkaloj për nga cilësia dhe interesimi i dy edicioneve të kaluara dhe do na shërbejë si piknisje e mbarë që edicioni i 4-të na gjejë me një strukturim të ri të të gjithë Projektit të filluar në Tetorin e vitit 2019.
Avdi Amidi Koordinator i Festivalit si dhe Yllka Zuzaku-Mustafa si drejtuese e Studio Aktrimit thonë se preukupimi i tyre kryesor mbetet që të gjitha punët organizative të shkojnë mbarë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit me Xheneta Zuzakun, Rajmonda Dumanin, Sherif Dakajn e Veli Berishen, po i ndajnë punët rreth aktualizimeve në faqen e Aktrimit kujdesin ndaj rezervimeve dhe ndërtimin e programit prezantues që do bëhet nga Xheneta.
Dani kesaj rradhe do jetë më shumë tek pjesa e mikëpritjes së të ftuarve të veqantë dhe do kujdeset edhe për informimin .
E tërë ekipa shpreh mirënjohje ndaj sponzorëve dhe mediave për interesimin e tyre e njëra ndër to në veqanti për Albradio-n.
Mirënjohje për mbështetjen e këtij Festivali i shprehin edhe Ministrisë së Punëve të jashtme dhe Diasporës, sikurse edhe Konsullatës sonë në Zürich në krye me Zotin Vigan Berisha.
Organizator në këtë ekip bëjnë pjesë edhe regjisori Ben Apolloni, producenti Enis Shaqiri, koordinatori Avdi Amidi dhe Yllka Zuzaku, drejtoreshë e studio Aktrimi – Zvicër.
Kurse në ekipin mbështetës bëjnë pjesë: Xheneta Zuzaku, Rajmonda Dumani, Veli Berisha, Sherif Dakaj dhe Dan Morina.



Programi i Festivalit “3 Net Film Fest” që do të mbahet në datat: 7,8, 9 nëntor në Kinemanë Pathé, Spreitenbach
Të enjten më 7 nëntor 2024
“Ninullë” – Adrian Adnan Asllani, “Ditëlindja” – Sabri Pajaziti, “Violinisti” – Saimir Bajo, “Bijtë e Gjergj Kastriotit Skënderbeu” – Vranin Gecaj (Film Dokumentar)
Të premtën më 8 nëntor 2024
“Bubbles” – Meri Dishinca, “Çlirimi” – Burim Haliti, “Taxi” – Arben Fejzullahu
Të shtunën më 9 nëntor 2024
“Crazy Love” – Izer Aliu, “Thirrja” – Mirak Zymberaj, “I pabesi” – Musa Isufi
Festivali “3 Net Film Fest” eshe kësaj radhe sjell një program të pasur artistik për dashamirët e kinemasë.
Për rezervime: vetëm përmes SMS në numrin +41 76 533 13 14
Studio \”Aktrimi\” Zvicër
https://www.facebook.com/aktrimi
Tre Net Film Fest 2024 – Edicioni i 3-të
Kino Pathé, Spreitenbach
Më: 7, 8 dhe 9 nëntor 2024
Ora: 19:00 ndërsa të shtunën prej ora: 19:30
Organizatorët janë përkujdesur për natën e mbylljes së kësaj maratone filmike edhe për after party.
Grupi \”Studio Aktrimi\” u themelua në vitin 2007 dhe prej themelimit është angazhuar për Shfaqje teatrore, projekte filmike me tematika integruese dhe ajo vepron si një urë lidhëse ndërmjet komuniteteve për të promovuar dialogun ndërkulturor.