
Top Hitet më të bukura Shqiptare
Ndëgjo Shqip në veturën tënde - 24 orë në valë nacionale të Zvicrës
misioni i "albradio"-s
Pas një rrugëtimi që zgjati gati dy vite, ekipi menaxhues i „albradio“, arriti të licensoj një projekt shumë ambicioz, të plotë dhe interesant që në fokus primar ka të rinjtë dhe të rejat e komunitetit Shqiptar.
"albradio" DAB+, ka lindur si projekt imperativ i kohës, i numrit të komunitetit Shqiptar në Zvicër, i tregut ekonomik dhe bizneseve të suksesshme të bashkatdhetarëve tanë, ka lindur si nevojë e digjitalizimit që po ndodh, ka lindur si ide se shoqëria jonë Shqiptare ka kulturë dhe potencial për ti ofruar edhe më shumë shoqërive perendimore.

Argëtimi dhe Informimi janë moto të "albradio"-s që po shpërndanë valë të radios për herë të parë në historikun medial Shqiptar në valë nacionale të shtetit Helvetik të Zvicrës në 24 orë gjatë 7 ditëve të javës.
“albradio” është ambasadorja më e denjë Pan Shqiptare që mbulon me sinjal akset kryesore të regjioneve më të populluara me komunitetin Shqiptar dhe duke pretenduar të shtrihet gjithnjë e më shumë në tërë territorin e Zvicrës duke i dërguar sinjal çdo familje dhe individi që flet e dëgjon shqip!
Emisionet e prodhuara të "albradios" do të plasohen në "youtube" e platforma tjera sociale si "Podcast" që të mund të përcjellën edhe pas emetimit!

