Të dashur dëgjues të Albradios, sot kemi dy lajme të shkëlqyera për ju!
Jemi shumë krenarë t’ju njoftojmë se jemi kompania e parë shqiptare që kemi optimizuar aplikacionin tonë për Apple CarPlay dhe Android Auto dhe funksionon në tërë botën.
Kjo do t’ju ofrojë:
- Akses më të lehtë në funksionet e aplikacionit përmes ekranit të makinës suaj.
- Përvojë të përmirësuar me një kontroll intuitiv.
- Siguri më të madhe, duke ulur shpërqendrimet gjatë vozitjes.
Nëse keni familjarë jashtë Zvicrës, ju lutemi njoftoni ata se tash e tutje Albradion mund ta instalojnë (lidhje e telefonit të mençur përmes protokollit të veturës) edhe në veturat e tyre. Veturat e prodhimeve të reja këtë lidhje e realizojnë përmes Wireless.
Kështu, Albradio do të dëgjohet në çdo veturë të bashkatdhetarëve tanë si në New York, Stockholm, Dublin, Melburn, e në tërë botën.
Përveç kësaj, kemi aktualizuar aplikacionin në dy platformat iOS dhe Android duke përmirësuar shpejtësinë dhe kemi instaluar software më të ri për të rritur cilësinë e zërit.
Për ata që nuk e kanë marrë azhurnimin automatikisht, ju ftojmë ta riaktualizoni aplikacionin manualisht dhe të zbuloni funksionet e reja.
Në emrin tonë dhe në emër të dëgjuesve, do të dëshironim ti falenderonim kolegët tonë të sektorit të IT-së dhe zhvilluesit e këtyre aplikacioneve moderne: Petritin, Ilberin dhe Martinin.