Promovimi dhe integrimi i individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri

Një mbrëmje e veçantë humanitare u organizua për të mbështetur festivalin dedikuar personave me aftësi të kufizuara. Aktiviteti kishte si qëllim grumbullimin e fondeve për festivalin “Suhareka na Bashkon”, një ngjarje që promovon talentin dhe integrimin e individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri.

Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë”, në bashkëpunim me “Augen Suchen Licht” dhe përfaqësuese Shqipe Kryeziu, organizuan një mbrëmje humanitare për të mbledhur fonde për festivalin “Suhareka na Bashkon”, ngjarje e rëndësishme kjo dedikuar personave me aftësi të kufizuara.

Kryetarja e Shoqatës, Shqipe Kryeziu, falënderoi pjesëmarrësit dhe kontribuuesit si dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bern që mbështetën këtë ngjarje.
Zonja Kryeziu tha se Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” ka marrur këtë iniciativë për organizimin e Festivalit para dy viteve dhe ku artistët me aftësi të kufizuara do të jenë në qendër të vëmendjes.
Në këtë takim u theksua rëndësia e mbështetjes dhe nevoja për të avancuar integrimin e njerzve me aftësi të kufizuara.

Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte ndarja e historive inspiruese nga ata që kanë përjetuar sfida dhe sukses në jetën e tyre. Aktiviteti përfundoi me ushqime tradicionale dhe muzikë, duke krijuar një atmosferë festive dhe bashkëpunuese.

Pjesëmarrësit u inkurajuan të bëjnë donacione për festivalin në mënyrë që të sigurohet mbështetje e mjaftueshme për të ardhmen e këtij projekti të rëndësishëm.

Ftohen të gjithë dashamirët dhe njerëzit e vullnetit të mirë për të kontribuar. Për më shumë informata rreth aktiviteteve aktive të shoqatës mund të kontaktoni përmes rrjeteve të ndryshme sociale ose webfaqes ose email-it: www.augensuchenlicht.ch ose [email protected].
Donacionet mund të bëhen përmes QR CODE dhe Twint në numrin 0798985242.

\"\"

/Fotot e marra nga FB i shoqatës \”Sytë kërkojnë Dritë\”/