Back To Top

Albradio

Lokacioni yt

Lajme

Vizioni

Vizioni i "albradio"-s

Shqiptarët e Zvicrës tash e tutje mund të ndëgjojnë radio programe FALAS (duke udhëtuar Akseve të ndryshme të Zvicrës, në shtëpitë e tyre, në zyret e tyre e me forma tjera përmes DAB+ valëve); muzikë të pastër Shqipe, emisione argëtuese, TOP lajme të shkurtëra, programe edukuese, biseda e Intervista si dhe tema të larmishme nga të gjitha poret e jetës!
„albradio“  është dritarja më e FUQISHME për promovimin e: Kulturës, Talenteve, Krijuesve, Artistëve. veprave, etj.

Rinia krijon Kulturë, dhe Kultura e ka forcën ta transformon vizionin e shoqërisë, ta forcojë komunitetin dhe të krijojë ndenjë identiteti dhe përkatësie tek të gjitha moshat e në veçanti te brezi i ri.


Rinia Shqiptare është plot me ëndërra, me pasione, ata kanë energji dhe kapacitet për tu transformuar në një motor të ndryshimeve sociale dhe kulturore në përmasa të gjëra.

Misioni i „albradio“-s, është të fuqizojë komunitetin Shqiptar në Zvicër duke krijuar mundësi të reja dhe duke i dhënë një dimension të ri modern:

  • të sjellë ndryshime pozitive,

  • të inkurajojë pjesëmarrjen aktive,

  • të krijojë rrjete dhe synergji mes të rinjve në Zvicër dhe jashtë saj.

“albradio” i kushton rëndësi të veçantë pozitës dhe avancimit të femrës Shqiptare në shoqëri.
“albradio” synon të jetë kompani lidere që do të punësoj më shumë femra se meshkuj!

“albradio” është ura ideale për ti përkrahur ato në fusha të ndryshme dhe përmes mekanizmave medial synon të shpalos talentet më të spikatura të femrës shqiptare.

Roli i "alb radio"-s

1. Një ombrellë Informative dhe argëtuese për tërë Komunitetin Shqiptarë në Zvicër!

2. Faktor që nxitë, mbështetë dhe promovon angazhimin e rinisë.

3. Informim koherent me ngjarjet në Zvicër që ndërlidhen me komunitetin!

4. Ndikon pozitivisht në disponimin e audiencës përmes emisioneve muzikore dhe argëtuese!

5. Ruajtja e gjuhës shqipe dhe traditave shoqërore!

6. Fuqizimi i komunitetit Shqiptar në Zvicër, duke krijuar mundësi të reja në një dimension të ri medial.

7. Reklama direkte te komuniteti shqiptar!

Neutraliteti – formula Zvicerane “albradio” është radio stacion komercial dhe nuk është e varur nga ndonjë organizatë politike dhe gjithashtu nuk financohet nga ndonjë grupacion politik!

Fëmijët “albradio” do të prodhon emisione edhe në forma  si podcast-e të veçanta e që fokusohen në grupmoshat (4-15vjeç)! Podcastet do të mund të shkarrkohen nga webfaqja si dhe rrjeteve sociale të “albradio”,  youtube kanalit të “albradio” përgjatë 24/7 me përzgjedhje të programeve për fëmijë!

Rinia – “The Game Changers” “albradio” është projekt medial që në fokus primar ka audiencën 15-35 vjeç dhe është hapsirë „galaktike“ ku ka vend për të gjithë dhe mirëpret projektet, aktivitetet artistike, edukative që promovojnë vlerat kulturore Shqiptare përmes të cilave të rinjt dhe të rejat ndikojnë në zhvillimin e kulturës së një shoqërie.

Seniorët “albradio” do të prodhoj emisione për seniorë dhe gjithmonë do të ketë parasysh statusin e tyre të pazëvendësueshëm në shoqëri! Emisione që do të transmetohen në kohën më të përshtatshme për ta, duke filluar nga zhanret muzikore folklorike dhe me tema që ata preukupohen.

Skema programore –

„albradio“ emeton këngët më të bukura Shqipe të të gjitha kohërave dhe të të gjitha zhanreve të trevave tona.

– TOP lajme aktuale të shkurtëra që ndërlidhen me intereset e komunitetit. (Lajme ekskluzive nga Zvicra).

– Moderim LIVE (Sport, Kulturë, Kuize, loja shpërblyese e aktivitete tjera Kulturore në Zvicër!) inkuadrim të audiencës në emision!

– Hite Internacionale.

– „albradio“ në bashkpunim me ekspertë Shqiptarë të të gjitha fushave do të prodhoj emisione relevante si për; shëndetësinë, biznesin, ligjin, modën, turizmin, integrimin, ushqimin, stilin e jetesës, muzikës, fitnesin, e shumë e shumë tema të tjera të rëndësishme dhe në interes të audiencës.

Emisionet emetohen në kohë reale, me mundësi që audienca të shtrojnë pyetje të drejtpërdrejta ose në formë të shkruar gjatë emisionit. Këto emisione do të mund të ndëgjohen edhe pas prodhimit të emisionit si „podcast“-e!

WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE