top of page

MISIONI YNË I PËRBASHKËT

Shqiptarët në Zvicër tanimë kanë zërin e tyre!
Shqiptarët e Zvicrës do të mund të ndëgjojnë FALAS; Muzikë të pastër Shqipe, emisione argëtuese, TOP lajme të shkurtëra, programe edukuese, biseda e Intervista si dhe tema të larmishme nga të gjitha poret e jetës!
„alb-radio“  është Ambasadorja më e fuqishme e të gjithë Shqiptarëve të Zvicrës, është dritarja më e madhe për  promovimin e: Kulturës, Talenteve, Krijuesve, Artistëve , Veprave…

Rinia krijon Kulturë, dhe në të njejtën kohë Kultura e ka forcën ta transformon vizionin e shoqërisë, ta forcojë komunitetin në Zvicër dhe të krijojë një ndenjë identiteti dhe përkatësie tek të gjitha moshat, por në veçanti te brezi i ri.

"alb-radio" është faktor që nxitë, mbështetë dhe promovon angazhimin e rinisë në pasqyrimin e çështjeve të jetës së përditshme në fusha kreative dhe moderne.

Rinia Shqiptare është plot me ëndërra, me pasione, ata kanë energjinë dhe kapacitetin për tu transformuar në një motor të ndryshimeve sociale dhe kulturore në përmasa të gjëra.

Kreativiteti është aset dhe potencial ende i pashfrytëzuar në sferën ekonomike shqiptare dhe duhet konsideruar si energjia frymëzuese dhe aftësia që nxit shumë individë, përfshirë të rinjtë, të ndërmarrin nisma të reja me vizionin e transformimit të ardhshëm të shoqërisë tonë.

Misioni i „alb-radio“-s është të fuqizojë Komunitetin Shqiptar në Zvicër duke krijuar mundësi të reja dhe duke i dhënë një dimension evropian si:

  • të sjellë ndryshime pozitive,

  • të inkurajojë pjesëmarrjen aktive,

  • të krijojë rrjete dhe synergji mes të rinjve në Zvicër si dhe jashtë saj.

albradio_WhiteFont_Transparent.png
bottom of page