top of page

DONATORËT
E PROJEKTIT

Të nderuara Donatore, të nderuar Donatorë
Faleminderit që na besuat dhe kontribuat në forma të ndryshme në projektin e "albradio"-s.
Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa ju!

 

Nëpërmes kësaj faqe ne ju falenderojmë të gjithë juve Donatorëve që kontribuat në të gjitha format për  jetësimin e "albradio"-s!

Njëkohësisht, ju ftojmë të na bashkangjiteni në këtë Mision të përbashkët dhe nëse të ka pëlqyer kjo ide dhe dëshiron të bëhesh pjesë e këtij komuniteti, dëshiron të bëhesh pjesë e kësaj ëndrrëje, atëherë le ta shkruajmë bashkarisht edhe emrin tënd me shkronjat e arta në Piedestalin më të lartë të themelimit në historikun e "albradio"-s, le të shkruajmë ëndërrën bashkë.

 

- Ju që kontribuat me shuma të mëdha - JU FALEMINDERIT PËR VIZIONIN TUAJ, 
- Ju që na mbështetët dhe kërkuat të mbeteni anonim- JU FALEMINDERIT NGA ZEMRA!

-  edhe ju që na mbështetët me shuma më të vogla ose që na përkrahët moralisht- JU FALEMINDERIT

 

"alb-radio" është ëndërra jonë e përbashkët!


"alb-radio" i rikthen kontributet Tuaja në dy forma të ndryshme që ju do të zgjedhni sipas dëshirës suaj!
Paketa e parë: "Çertifikata e Mirnjohjes"
Çertifikatat mirnjohëse - është falenderimi më i veçantë dhe ka vlerën e çmueshme ku emri Juaj do të shkruhet me shkronjat më të bukura të alfabetit tonë dhe ne do t'jua rikthejmë këtë besim Tuaj kur ju ose njerëzit tuaj më të dashur të keni nevojë për shërbime të "alb
radios" përmes: Promovimit të një kënge, promovimit të një libri dhe gjithçka tjetër që ndërlidhet me artin dhe kulturën tonë!

FALEMINDERIT QË NA BESUAT DHE KRIJUAT  RADION E PARË SHQIPTARE NË ZVICËR "alb-radio".  

Emrat Tuaj i kemi shkruar me shkronja të Arta

Së bashku e 
jetësuam ëndrrën!

bottom of page